×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Kapiteni Harry Kane, orë Rolex me ngjyrat e ylberit që kushton 600 mijë euro, në vend të shiritit ‘One Love’. Një sfidë për FIFA-n?

    Insajderi
    27 November 2022 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FIFA ka ndaluar mbajtjen e shiritit “One Love” në mbështetje të komunitetit LGBTQ+ gjatë finaleve të Kupës së Botës në Katar, duke kërcënuar me gjoba këdo që shkeli rregullin. Por kjo nuk i ka penguar lojtarët të gjejnë mënyra alternative për të shprehur mbështetjen e tyre për kauzën dhe, në të njëjtën kohë, nxjerrin në pah edhe mosdakortësinë e tyre me presidentin Infantino për vendimin. 

    Ndërsa ekipi kombëtar i Gjermanisë kishte zgjedhur të mbante duart mbi gojë para ndeshjes kundër Japonisë, kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka zgjedhur një aksesor për të sinjalizuar afërsinë e tij me kauzën.

    Me të mbërritur në stadiumin e Dohas për ndeshjen kundër Iranit, nënvizon Corriere della Sera, sulmuesi i Tottenham është parë me një orë Rolex Daytona Rainbow me ngjyrat e ylberit në dorë, që kushton 650 mijë dollarë (ekuivalent me 627 mijë euro), të cilin shumë njerëz e kanë komentuar si revoltë ndaj vendimit të FIFA-s. 

    “Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, mban në dorë një Rolex Daytona të rrallë “Rainbow” 116595RBOW në ar rozë 18k, një nga orët më të kërkuara në treg”,- thuhet në postimin e publikuar në Instagram nga @InsaneLuxuryLife, duke shoqëruar një foto të futbollistit me orën në kyçin e dorës, një detaj i vetë Rolex-it në plan të pare. Kjo kryevepër përmban 36 safirë ylber të prerë në baguetë në kornizë, 56 diamante me prerje brilante në kasë dhe 11 safirë ylber të prerë në baguetë për të shënuar orët”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark