×
  • Sport
  • Sport

    Karim Benzema drejt largimit nga Real Madridi!? Francezi po shqyrton seriozisht ofertën e majme të skuadrës arabe

    Insajderi
    31 May 2023 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi francez, Karim Benzema duket se do të largohet përfundimisht nga Real Madrid gjatë afatit të transferimeve në verë.

    “AS” raporton se Karim Benzema i ka thënë “PO” skuadrës nga Arabia Saudite, Al Ittihad.

    Në rast se realizohet ky transferim, Karim Benzema do t’i përfitoj plotë 100 milionë euro në sezon dhe kontratë flitet të jetë për dy vite.

    35-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 23 ndeshje në La Liga, ka shënuar 18 gola dhe ka bërë tre asiste.

    Me Real Madridin, Benzema ishte bashkuar në vitin 2009 nga skuadra e Lyonit, e cila përfitoi rreth 35 milionë euro nga shitja e sulmuesit francez

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark