×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    KDI: Arrestimet e sotme të personave të dyshuar janë tregues i pranisë së korrupsionit të nivelit të lartë

    Insajderi
    18 August 2023 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kosovar për Demokraci (KDI) doli me deklaratë pas arrestimeve të së premtes ku ndër të tjera tha se “Arrestimet e sotme të personave të dyshuar për përfshirje në keqpërdorime me rezervat shtetërore, të menaxhuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, janë tregues i pranisë së korrupsionit të nivelit të lartë”.

    Jemi dëshmitarë se në Kosovë, rastet e korrupsionit të profilit të lartë shpeshherë kanë përfunduar pa aktgjykime dënuese, për shkak të mangësive në fazën hetimore – që për pasojë kanë prodhuar aktakuza jokualitative. Prandaj, KDI e sheh si të domosdoshëm zhvillimin e një procesi sa më të detajuar dhe gjithëpërfshirës të hetimeve, në mënyrë që personat potencialisht përgjegjës të ballafaqohen me drejtësinë”, thuhet në deklaratë.

    Postimi i plotë:

    “Arrestimet e sotme të personave të dyshuar për përfshirje në keqpërdorime me rezervat shtetërore, të menaxhuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, janë tregues i pranisë së korrupsionit të nivelit të lartë edhe në sferat më të ndjeshme, që kanë ndikim social të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Për më tepër, raste të tilla minojnë besimin e publikut në institucione.
    Jemi dëshmitarë se në Kosovë, rastet e korrupsionit të profilit të lartë shpeshherë kanë përfunduar pa aktgjykime dënuese, për shkak të mangësive në fazën hetimore – që për pasojë kanë prodhuar aktakuza jokualitative. Prandaj, KDI e sheh si të domosdoshëm zhvillimin e një procesi sa më të detajuar dhe gjithëpërfshirës të hetimeve, në mënyrë që personat potencialisht përgjegjës të ballafaqohen me drejtësinë.
    Duke ditur ndjeshmërinë e rastit dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë ministror, KDI vlerëson se është i nevojshëm edhe lirimi nga detyra i ministres Rozeta Hajdari, për të mundësuar një proces penal efektiv e të pandikuar politikisht. Njëherit, KDI kërkon nga të gjithë akterët, e në veçanti zyrtarët në pushtet, që të rezervohen nga çfarëdo deklarimi apo përfshirje që mund t’a ndikojë procesin e hetimit dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark