×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kearns viziton familjen e heroit Afrim Bunjakut

    Insajderi
    23 October 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja konservatore në Parlamentin e Britanisë  së Madhe, Alicia Kearns, ka shkruar në platformën X për vizitën tre ditore në Kosovë.

    Në mesin e fotografive, Kearn ka ndarë edhe fotografinë e vizitës te familja e Afrim Bunjakut.

    Ajo ka thënë se më 24 shtator Afrim Bunjaku kishe shpëtuar shumë jetë.

    ”Jam nderuar nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk ua larguan kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja të bëja nderimet e mia”, ka shkruar deputetja britanike.

    Ajo ka shkruar edhe për takimin që e ka pasur me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama e aktivistë të shoqërisë civile.

    Ajo ka thënë se është privilegj për të vizita e parë në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark