×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    KEDS filloi programin “Vajzat në Teknologji – Girls TECH”

    Insajderi
    16 May 2022 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Programi edukativ e arsimor, Girls TECH, që ka për qëllim mbështetjen e vajzave në drejtime të Teknologjisë Informative, përkatësisht fushës së Programimit, është bërë realitet në ditën kur KEDS përmbushi 9 vjet të operimit, ku përmes një ceremonie simbolike u bë edhe lansimi i këtij programi.

    Vajzat e përzgjedhura nga Shkollat e Mesme Profesionale të profilit të Informatikës dhe Gjimnazet e klasave të 12-ta, po ashtu të pranishme në ceremoni, zyrtarisht po nisin një rrugëtim të ri, që KEDS e ka dizajnuar në kuadër të KEDS Academy, si një nga projektet më të veçanta tash e 9-të vite në sektorin e arsimit në Kosovë.

    Ideatorja e programit “Girls Tech”, Valbona Kadrijaj thotë se qëllimi i këtij programi është zhvillimi profesional  i vajzave në teknologji dhe punësimi i tyre.

    Seb Rodiqi, trajneri në kompani i cili do të përkujdeset për mbarëvatjen e trajnimeve për vajzat, tregon se cilat module do të ndjekin të përzgjedhurat.

    Ndërsa  ato më të entuizazmuarat janë vajzat që do të marrin pjesë në këtë program që mezi presin të fillojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark