×
  • Showbiz
  • Show

    Keisi zbulon kë ka puthur te Kepi i VIP-ave, Sabiani i jep “leje”: Puthuni prapë

    Insajderi
    25 June 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I ftuar në “E diell” në rubrikën “Hëna apo Dielli”, këngëtari Sabiani është vënë në një sfidë loje, ku duhet të telefononte të bijën Keisin.

    Sfida ishte se duhet t’i shprehte të bijës një thashethem që kishte dëgjuar për të, se ndërsa kishte qenë më xhirime për “Kepin e VIP-ave”, kjo e fundit kishte puthur dikë.

    Por ky thashethem duket se qenka i vërtetë dhe Sabiani e mëson live në emision.

    Pjesë nga biseda:

    Sabiani: Ça po bëni?

    Keisi: Tani po regjistrojmë

    Sabiani: E di ça mora vesh? Me kë ishe puthur atje?

    Keisi: Aaa është ajo, xhirimi i parë që kemi bërë, me Ronaldon

    Sabiani: Me kë ishe puthur, qenke puthur tamam ti?

    Keisi: Jo mo babi, ka qenë gallatë, më kapi kështu te loja

    Sabiani: Aaa me Ronaldon? S’ka gjë…Me Ronin puthuni prapë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark