×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këmbësori që mbeti i vdekur sot në Prishtinë ishte nga Deçani, kryetari shpreh ngushëllimet /FOTO

    Insajderi
    26 February 2024 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.

    Viktima është Shkumbin Hebibaj nga Baballoqi i Deçanit, bën me dije kryetari i kësaj komune teksa i ka publikuar edhe fotografinë.

    Ramosaj përmes një shkrimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes.

    “I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit. Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, shkroi ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark