×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është 26 vjeçari që mbeti i vdekur nga aksidenti në afërsi të MASHTI’t

    Insajderi
    26 February 2024 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, më konkretisht në rrugën “Agim Ramadani”, ku një këmbësor u goditë për vdekje, pasi vetura kishte përplasur semaforin. Hetimet për rastin kanë nisur.

    Këmbësori që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit është Shkumbin Habibaj, 26 vjeçar, mëson Gazeta Sinjali.

    Rastin e kishte konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se tashmë i ndjeri ka vdekur në vend të ngjarjes.

    “Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, ka njoftuar ajo.

    Sipas Ahmetit, policia ka shoqëruar për në stacion ngasësja e automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark