×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Nuk je mirë mendërisht”, këngëtarja e njohur i reagon Megit

    Insajderi
    24 April 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reagimet pas video skandalit të Megi Pojanit në varreza kanë qënë të shumta dhe shumë të ashpra. Me tone të forta e ka dënuar veprimin e Megit edhe artistja shqiptare Rozana Radi.

    Përmes një video, Rozana bën të ditur se sot ka 16-vjetorin e vdekjes së nënës, e për të shikimi i asaj video ishte tronditje. Rozana i drejtohet Megit duke i thënë se ka nevojë për ndihmë, pasi sjellje të tillë nuk e arsyeton dot.

    REAGIMI:

    Sot nuk ka qënë një ditë e mirë, sepse si sot para 16 vitesh kam humbur nënën në një moshë relativisht të re. Ndërkohë sot shoh në rrjet një video të shëmtuar të Megi Pojanit në varreza, e cila më ka shokuar, më ka lënë pa fjalë. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë njeriu për pak famë, nuk arrij ta kuptoj  dhe nuk e arsyetoj dot këtë video. Nuk e arsyetoj dot, absolutisht. Nuk di, nuk gjej fjalë, moj Megi Pojani moj të ruajtë zoti mendtë e kokës. Të ruajtë zoti mendt e kokës vajzë, se mendoj se nuk je mirë mendërisht, ti ke probleme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark