×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Këngëtarja e njohur nga Kosova bëhet pjesë e “Dancing With The Stars Albania”

    Insajderi
    20 September 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pak kohë na ndan nga edicioni i ri i spektaklit të “Dancing With The Stars Albania”.

    Tashmë në faqen zyrtare të DWTS ka nisur zbulimi i emrave të njohur që do të jenë pjesëmarrës këtë vit.

    Mes tyre është konfirmuar se këtë vit do të marrë pjesë edhe këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi-Fifi.

    Foto: Fifi/Instagram

    Autorja e “Diell” do të jetë partnere me balerinin e njohur nga Shqipëria, Graciano Tagani.

    “Ajo është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore shumë e dashur për publikun. Ai është personazh televiziv dhe balerin i njohur! Fifi dhe Graciano mezi po presin për të ndriçuar skenën e Dancing With The Stars! Suksese dyshes”, shkruhej në mbishkrimin e faqes zyrtare të spektaklit.

    Foto: DWTS/Instagram

    Ndërkohë, theksojmë që personazhe të tjera të famshme që tashmë janë konfirmuar janë edhe aktorja Olta Gixhari dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark