×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kërcënimi ndaj Kurtit, Klinaku: Po ekzagjerohet, deklarata të tilla kam bërë edhe ndaj Ramushit e Hashimit

    Insajderi
    31 August 2023 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka thënë se deklarata e tij ku përmendi vrasjen e Kryeministrit Kurti është më shumë hipotetike sesa që ka mundësi të ndodhë ndonjëherë.

    Klinaku ka deklaruar se deklarata e tij është ekzagjeruar.

    “Duhet të flasim pak më ndryshe sepse nuk jemi të një niveli të pashkolluar gjë që më vie keq prej njerëzve që nuk e shohin atë në një status që më shumë është hipotetike sesa që do të ndodhë diçka sesa njerëzit ekzagjerojnë gjëra që qëllimin kryesor e kanë luftën ndaj vlerave të UÇK-së”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

    Krahas kësaj, Klinaku ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve.

    “Nuk bëhet fjalë se do të ndodhë ndonjë vrasje apo kurrfarë kërcënimi. Nuk bëhet fjalë që unë ta lëshoj Kosovën. Deklarata të tilla kamë përmendur edhe ndaj Ramushit, Hashimit, Avni Klinakun e të tjerë. Edhe në raport me vetën unë do të zgjidhja Kosovën”, ka deklaruar ndër të tjera Faton Klinaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark