×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Kësaj Prokurorie me i besu që e ka tërheq fletëarrestin për Radojçiqin a?”- Dimal Basha i del në krah presidentes Osmani

    Insajderi
    20 October 2023 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë njoftoi se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Gjatë një konference për media në Prishtinë, Osmani renditi disa shkelje ligjore, që tha se janë gjetur në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit, prandaj ajo ka marrë vendim që të mos e dekretojë atë.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha për këtë çështje i doli në mbrojtje presidentes Osmani.

    Sipas tij Isufaj nuk do të duhej të konkurronte për këtë pozitë.

    “Blerim Isufaj nuk do të duhej të konkurronte aq më pak ta propozonte KPKK-ja pasi ai ka qenë kryetar i Prokurorisë Speciale kur është tërheq fletarresti i Radojqiqit”, tha Basha për Insajderin.

    Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark