×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Këshilli i Ministrave të BE-së miraton nesër liberalizimin e vizave për Kosovën”

    Insajderi
    08 March 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhet gjatë ditës së nesërme.

    Në rend të ditës është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Kështu ka njoftuar Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.

    “Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook.

    Marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën e miratuar me 1 janar në Komisionin përkatës të Parlamentit Evropian, shënon një hap drejt heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

    Kjo marrëveshje ishte arritur në dhjetor të vitit të kaluar në mes të Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian.

    Ky vendim ishte kompromis, sipas të cilit, liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi së bashku me funksionalizimin e sistemit ETIAS, më së voni deri më 1 janar 2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark