×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltarja e Kurtit shpallë kandidaturën për kryetare të Preshevës

    Insajderi
    01 May 2024 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë njëherësh kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kandidate për kryetare të Preshevës.

    Ai është shprehur optimist për të ardhmen e Preshevës nën drejtimin e Sinanit.

    “Ardita Sinani është një figurë e njohur në  për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve në disa fusha të rëndësishme. Përfaqësimi i saj do të sjellë drejtim të ri dhe të energjishëm për të adresuar sfidat dhe të arriturat e komunës së Preshevës”, tha Kamberi.

    Ndërsa për komunën e Bujanocit, më herët Ragmi Mustafi e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij pë të parin e komunës.

    Më tej, deputeti Kamberi tha se këto nominime janë reflektim i përkushtimit të Partisë për Veprim Demokratik në sigurimin e liderëve të përshtatshëm dhe të përkushtuar për të përfaqësuar dhe për të përmbushur synimet dhe aspiratat e qytetarëve në nivelet lokale të qeverisjes.

    “Me një fokus të vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve jetësore dhe zhvillimin në tërësi, këto nominime sjellin një periudhë të re të arritjeve dhe përparimit për qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark