×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kështu mund ta hiqni hiperpigmentimin e lëkurës

    Insajderi
    30 October 2020 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hiperpigmentimi është një problem që mund të ndikojë në jetën e përditshme të çdo njeriu që prek. Bëhet fjalë për disa shenja apo njolla të errëta të cilat shfaqen papritur në sipërfaqen e lëkurës në zona të ndryshme të trupit. Mund të shkaktohen nga ekspozimi i tepërt në diell apo prodhimi i tepërt i melaninës në trup.

    Këto shenja fillojë që nga shpina, këmbët, duart, pjesa e bustit dhe fytyra. Megjithatë nuk mund të themi se është një problem i mirëfilltë shëndetësor përveçse në rastet kur njollat fillojë e hapen nëpër të gjithë lëkurën, atëherë duhet t’i kuroni tek një specialist.

    Në të tjera raste kjo është një anomali estetike e lëkurës që mund të trajtohet fare lehtë edhe me produkte natyrale.

    Patatja

    Patatja ka veti përthithëse dhe qetësuese, sidomos kur vendoset në lëkurat e djegura e të fryra që kanë qenë në kontakt me diellin.

    Kështu do të arrijë të parandalojë të gjithë djegien, fryrjen dhe hiperpigmentimin në zonën e dëmtuar. Mjafton të merrni disa feta patate t’i vendosni në zonën që dëshironi dhe t’i lini për 15 minuta.

    Më pas shpëlajeni të gjithë zonën me ujë të freskët.

    Lëng limoni dhe mjaltë

    Përveçse për flokët apo për kollën, këta dy përbërës janë të mrekullueshëm, por mund t’i përdorni edhe për të ndaluar pigmentimin e tepërt të lëkurës tuaj.

    Kjo pasi përmbajnë acid citrik dhe shumë ushqyer të cilët zbardhin lëkurën dhe e ushqejnë atë njëkohësisht.

    Si ta përgatisni

    50 gr mjaltë

    30 ml lëng limoni

    Mjafton të bashkoni të dy përbërësit me njëri tjetrin në një enë, derisa të keni një përbërje homogjene.

    Më pas aplikojeni atë në zonën ku keni shenjat me lëvizje rrethore dhe lëreni që të veprojë për 20 minuta.

    Shpëlajeni me ujë të vakët dhe për rezultate të menjëherëshme bëjeni këtë trajtim çdo ditë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    07 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark