×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kështu po pajisen me dokumentin për hyrje-dalje shtetasit serb në Merdare

    Insajderi
    01 August 2022 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon në pikën kufitare në Merdare, aty ku po lëshohen fletëdeklarimet për gjithë shtetasit serbë që po hynë në Kosovë.

    Zyrtarë policorë në këtë pikë kufitare kanë deklaruar se deri të ketë një vendimmarrje politike, të njëjtit do të vazhdojnë t’i pajisin shtetasit serbë me fletë-deklarime për hyrje – dalje në territorin e Kosovës.

    Aktualisht, në këtë pikë kufitare ka kolona të gjata veturash si në dalje, po ashtu edhe më hyrje të Kosovës, kryesisht mërgimtarë.

    Pritje janë për të hyrë nga 40-60 minuta, ndërsa për të dal nga vendi 120-180 minuta.

    Derisa në Merdare po lëshohen dokumntetet e qarkullimit, policia njoftoi se për shkak tëtensioneve të ditës së diele, mbesin të mbyllura për qarkullim dy pikat kufitare në veri të vendit, Jarinjë e Bërnjak.

    “Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre dy pikë kalimeve kufitare, të cilat janë bërë me mjete të rënda nga persona/grupe të organizuara kriminale”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark