×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë emrat e dy trajnerëve që po lakohen për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare

    Insajderi
    08 December 2022 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Daja apo Cambiaso. Panorama Sport mëson se dy trajnerët janë në balotazh në lidhje me stolin e Kombëtares shqiptare.

    I pari aktualisht drejton kampionët e Kosovës, Ballkanin, ndërsa i dytë është i lirë dhe së fundmi është shfaqur në Katar, duke mbështetur në stadium Argjentinën e tij.

    Deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar nga FSHF-ja në lidhje me drejtuesin e ri të përfaqësueses.

    PRAPASKENAT – Kontrata e Edi Rejës në krye të Kombëtares përfundoi sapo lamë muajin nëntor dhe sot që flasim Shqipëria është pa trajner.

    Akoma nuk është vendosur se çdo të ndodhë me “Mister Rejën”, do të rinovojë apo e ka mbyllur me ekipin kombëtar.

    Po ashtu nuk ka pasur asnjë prononcim në lidhje me këtë, as nga kreu i Federatës, por as nga italiani 77-vjeçar që po rri në pritje.

    Nuk dihet nëse takimi i famshëm mes tij dhe Dukës ka ndodhur, por mund të themi se shanset për të rinovuar janë shumë të ulëta dhe Duka po mendon për një trajner të ri.

    DAJA-CAMBIASO – Rreth një muaj më parë, kur Shqipëria po përgatitej për miqësoret e nëntorit, në skenë doli emri i Ilir Dajës për të marrë drejtimin e Kombëtares, kjo u shty më shumë sepse trajneri është shqiptar dhe mund të ishte një provë e mirë për përfaqësuesen, pasi edhe opinioni sportiv është pro një trajneri me kombësi shqiptare.

    Duke ditur edhe sukseset që Ilir Daja ka arritur, e fundit me Ballkanin në grupet e Ligës së Konferencës, ai shihet seriozisht si zëvendësuesi i Edi Rejës.

    Kandidati tjetër është Cambiaso, argjentinasi i cili u përfol pak kohë më parë, ku mbërriti edhe në Tiranë dhe darkoi me kreun e Federatës, për të diskutuar edhe në lidhje me këtë.

    Karriera e tij si trajner nuk është me një eksperiencë të njëjtë me atë si futbollist, pasi Cambiaso ka luajtur me ekipe si Real Madridi dhe Interi për shumë vite, por si drejtues, e ka nisur në disa kategori të ulëta në Itali dhe me profesionistët, posti i vetëm që ka mbajtur është si ndihmës trajneri i kombëtares së Kolumbisë në Botërorin e 2018-ës, periudhë 2-mujore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark