×
Show / Fashion

Këto çanta janë trend në këtë verë

Insajderi
01 June 2019 - 16:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çanta me lidhëse Trendi më i fundit veror në mbarë botën është kjo lloj çante, e cila në pjesën e sipërme nuk ka ndonjë zinxhir apo ndonjë pullë për ta mbyllur, por mbyllet thjesht me lidhëse. Nga ngjyra e kafenjtë, e kaltër, e kuqe, e bardhë e deri te e zeza janë të gjitha të pranishme edhe te ne. Por, hapësira e madhe është karakteristika më e mirë e tyre.

Të paktën një çantë e madhe

Për veshjet verore, të paktën duhet të keni një çantë të madhe, në të cilën mund të merrni me vete gjërat esenciale, por edhe ndonjë bluzë të hollë, të cilën mund ta vishni në mbrëmje, kur moti bëhet pak më i freskët. Prandaj zgjidhni një çantë të tillë me shumë stil dhe do të dukeni bukur.

Çanta e plazhit

Një çantë e tillë e plazhit preferohet këtë vit edhe për veshjet tuaja të përditshme dhe jo vetëm për plazh. Por, gjithsesi, nëse keni vendosur të shkoni në pushime, një çantë si kjo është e domosdoshme, sidomos me sa më shumë hapësirë brenda për të gjitha gjërat tuaja, që merrni me vete në plazh.

‘Mini-çanta’

E domosdoshme, shumë e kërkuar dhe gjithsesi tepër e bukur, kjo është çanta e vogël apo ‘mini-çanta’. Kjo është shumë e pëlqyer, sidomos, për shkak se është e lehtë për t’u kombinuar me veshjet e shkurtra verore. Fustanet dhe fundet e verës, por edhe pantallonat e shkurtra kombinohen mirë me çanta të tilla.

Çanta elegante

Një çantë e tillë është shumë e nevojshme për këtë kohë, pasi që ka shumë ndeja, dasma, apo ngjarje të ngjashme në mbrëmje. Këtë vit në trend janë çantat e mëdha me detaje të shumta dhe forma gjeometrike, por preferohet të jenë njëngjyrëshe.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark