×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Këto shtete dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

    Insajderi
    16 March 2024 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania, ShBA-ja dhe Jordania kanë njoftuar se kanë dërguar më shumë ndihma humanitare nga Gaza këtë të shtunë.

    Gjermania lëshoi katër ton ndihma në Gazën veriore përmes Forcave Ajrore Gjermane, ku u tha se operacioni filloi pasi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, miratoi vendimin që ushtria gjermane të fluturoj mbi Gaza.

    Ndihma në Gaza lëshoi edhe ushtria amerikane dhe Forcat Ajrore Mbretërore Jordaneze, të cilat iu ofruan civilëve të prekur nga konflikti më shumë ushqim, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Bëhet e ditur se ndihma amerikano-jordaneze përfshinte oriz, miell, qumësht, makarona dhe ushqim të konservuar.

    “Këto fluturime janë pjesë e një përpjekjeje të qëndrueshme dhe ne vazhdojmë të planifikojmë dërgesat ajrore pasuese”, tha ushtria amerikane në një deklaratë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark