×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Khatabb’ apo Fero i reagon gazetareve të Insajderit

    Insajderi
    26 March 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi ka publikuar një video ku dy gazetaret flasin për ndryshim drastik të Feros, nga “bad boy” në një djal, i cili i është përkushtuar tërësisht, fesë islame.

    Gjatë komenteve të tyre gazetaret flasin se si Fero apo “Khatab”, fillojë të merrej më intensivisht me fenë për shkak edhe të dhunës që ai po dyshohet që ka ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, përkatësisht përfundimit të martesës.

    Është përmendur një rast, se si Fero nuk e kishte përshëndetur gazetaren e Insajderit sa ishte në terren ndërkohë kameramanin, po.

    Tutje, gazetarët përmenden rastin se si ky i fundit po bën gjëra për të rënë në sy, ani pse po pretendon se është shkëputur totalisht nga rrjetet sociale e jeta që më parë e bënte.

    Së fundmi, ai tërthorazi ka bërë një reagim ndaj Insajderit, duke pretenduar se po merremi me jetën e tij.

    “Pasi që ende vazhdojnë dhe mirren me jetën time, kom vendos me hap një emision timin (Podcast, ku do adresohet gjithqka”, ka shkruar Fero, duke pretenduar se po merremi me të për të përfituar.

    Por, që kjo nuk qëndron sepse ne nuk kemi thënë asgjë që nuk është e vërtetë. Pra, nuk jemi kundër personave që iu kthehen furishëm fesë, por, në fokus kishim, thjeshte “metamofozën” e tij.

    Sidoqoftë, i urojmë suksese Feros apo “Khatabbit” në projektin e ri, presim të shohim kush do të jenë mysafirët e tij, veç hoxhallarë apo edhe persona të fushave tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark