×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kiara nuk e harron dot ish-të dashurin, mes ftohjes së raporteve me Luizin ‘kapet’ duke kënduar këngën e Butrint Imerit

    Insajderi
    03 March 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çifti i shumëpërfolur i shtëpisë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë pasur disa mosmarrëveshje ditëve të fundit.

    Përkundër faktit se ata i rregulluan raportet, duket qartë që marrëdhënia e tyre nuk është më si në fillim të spektaklit.

    Madje, në rrjetet sociale ka qarkulluar së fundmi një video e prezantueses Kiara Tito, e cila në një moment gjatë shtëpisë këndon këngën e ish-të dashurit të saj, Butrint Imeri.

    Ajo ka qenë duke pastruar me fshesë korrenti në dhomën e gjumit, kur kaq interpretuar disa vargje të shkurtra të këngës “Dale”, të cilën Butrinti e këndon bashkë me Kidën dhe Ledri Vulën.

    Kjo nuk është hera e parë që Kiarës nuk i kujtohet Butrinti, pasi ka pasur raste që edhe më herët ka kënduar këngët e tij.

    Ajo madje në një bisedë të sinqertë me Oltën pak javë më parë, kishte folur për lidhjen e saj me Butrintin dhe faktin që gjyshja e saj nuk ia kishte aprovuar këtë lidhje. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark