×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kica Xhelili godet ministren Haxhiu: Më cënoi për faktin që jam grua e nënë

    Insajderi
    02 March 2023 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili i është kundërpërgjigjur shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila e cila akuzoi Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin për “gjuhë seksiste”.

    Ajo në një postim në “Facebook”, ka kujtuar përplasjen e saj me ministren Haxhiu, duke thënë se ajo kishte tentuar ta cënojë për faktin se është grua dhe nënë e një vajze.

    Kica- Xhelili përmendi faktin se në atë kohë Kusari-Lila nuk kishte reaguar.

    Nuk mbaj mend që shefja e grupit parlamentar të VV të ketë reaguar atëherë. As ndonjë deputet a deputete e shumicës. E as ndonjë organizatë që mbron të drejtat e grave në Kosovë. As kur nuk u pat votuar Rezoluta që mbronte pikërisht të drejtat e grave”, ka shkruar Kica – Xhelili.

    Ndërsa ka shtuar se reagimet pas komenteve të bëra ndaj Kusarit janë të koordinuara.

    “Këto janë grackat më të këqija të kauzave të vërteta. Standardet e dyfishta. Ekzagjerimet. Manipulimet”, shkroi Kica – Xhelili.

    Postimi i plotë i deputetes së LDK-së:

    Mbaj mend kur një ministre e kësaj qeverie, gjatë një debati në Kuvend, mu kthye dhe u mundua ta cënojë faktin që jam grua, e nënë e një vajze. Ky pat qenë argumenti i saj ndaj meje – argument ky që kurrë nuk e kishte përdorur ndaj një burri.

    Nuk mbaj mend që shefja e grupit parlamentar të VV të ketë reaguar atëherë. As ndonjë deputet a deputete e shumicës. E as ndonjë organizatë që mbron të drejtat e grave në Kosovë. As kur nuk u pat votuar Rezoluta që mbronte pikërisht të drejtat e grave.

    Ndërkaq sot, kur shefes së grupit parlamentar të VV iu përmend historiku i koalicioneve, e njerëzit të cilëve i ka shërbyer gjatë pushteteve disavjeçare (gjithmonë në cilësi të pozitave publike që realisht i kishte pasur, dhe pikërisht në kontekst politik), DISI, po mëtohet të shitet si gjuhë seksiste e mizogjene dhe reagimet janë sa të koordinuara, aq edhe të ekzagjeruara.

    Këto janë grackat më të këqija të kauzave të vërteta. Standardet e dyfishta. Ekzagjerimet. Manipulimet.

    Gjithmonë, GJITHMONË, kauzat shkatërrohen kur banalizohen. Prandaj jemi ku jemi sot. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark