×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kidnapimi i policëve nuk është asgjë me pak se akt praktik i shpalljës së luftës”

    Insajderi
    14 June 2023 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve kosovarë nga policia serbe.

    Lushtaku tha se Serbia shfaqi dëshirën për krim e gjenocid, derisa shtoi se ky veprim është akt praktik i shpalljës së luftës.

    “Ta lëmë anash pamaturinë e Albinit, përfshirë mungesën e strategjisë operacionale dhe humbjen e miqve ndërkombëtarë, për Kosovën të gjithë duhet të jemi një.

    Sot Serbia terroriste shfaqi agresivitetin e saj dhe dëshirën e saj për krim e gjenocid. Kidnapimi i policëve tanë në veri te vendit, nuk është asgjë më pak se akt praktik i shpalljës së luftës. Të gjitha institucionet e strukturat përgjegjëse të sigurisë duhet të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë, ndërsa si popull të jemi të gatshëm për çdo gjë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark