×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kim Jong-un teston raketën e re, me vete merr edhe vajzën 10 vjeçare

    Insajderi
    14 April 2023 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koreja e Veriut ka testuar për herë të parë një raketë me lëndë djegëse të ngurtë, e cila hap mundësi të reja për zhvillime të teknologjisë ushtarake të këtij vendi.

    “Një lloj i ri i raketës balistike ndërkontinentale “Hwasung-18″ u testua të enjten”, tha agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA të premten.

    Fotot e publikuara nga media shtetërore e Koresë së Veriut treguan udhëheqësin Kim Jong-un, të shoqëruar nga vajza e tij dhjetëvjeçare Kim Ju-ae, duke parë lëshimin e raketës në ekran dhe duke buzëqeshur.

     “Kjo kishte për qëllim të konfirmonte aftësinë e sistemeve shtytëse me shumë faza me karburant të ngurtë me performancë të lartë dhe të vlerësonte efektivitetin ushtarak të sistemit të ri të armëve strategjike”, shkruan KNCA.

    Arma e re do të “riorganizojë parandalimin tonë strategjik dhe do të rrisë efektivitetin e kundërsulmit tonë bërthamor”, citohet të ketë thënë agjencia e lajmeve Kim.

    Deri më tani, arsenali i raketave të Koresë së Veriut përbëhej vetëm nga raketa me lëndë djegëse të lëngshme./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark