×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kim me imazhe tërheqëse pranë tortës së ditëlindjes, pak ditë para se të bëhet 40 vjeçe

    Insajderi
    17 October 2020 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo do t’i mbush 40 vjet javën e ardhshme, por Kim Kardashian ua kujtoi 190 milionë ndjekësve të saj në Instagram se mosha është vetëm një numër për të, shkruan Daily Mail.

    Kim postoi një video nga prapaskenat e një fotosesioni me temë për ditëlindjen, për koleksionin e ri të “KKW Beauty” , i cili do të lansohet në ditën kur ajo lindi.

    Bukuroshja solli pjesë nga kapmanja, ku hsihet teksa del nga torta e ditëlindjes e veshur me një palë bikini minimaliste dhe pantallona të tejdukshëm.

    Ylli i Keeping Up With the Kardashians postoi disa video nga sesioni fotografik, për koleksionin e saj të ditëlindjes.

    Fiziku i saj pefekt ishte në plan të parë në bikinit ngjyrë ari, duke vënë në fokus gjoksin e saj.

    Nëna e katër fëmijëve pozoi para aparatit teksa dilte nga një tortë gjigante me ngjyrat krem, e bardhë, rozë dhe blu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark