×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kimete Berisha, hoxhë Mazllamit: Grahi ti Mercedesit e shuj

    Insajderi
    16 April 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hoxhë Mazllam Mazllami iu publikua një video duke përdhosur flamurin kombëtar dhe duke folur fjalë të rënda për dëshmorët. Ndaj tij deklaratave të tij ka reaguar publicistja, Kimete Berisha.

    Berisha duke ironizuar i ka rekomanduar hoxhës t’i heq rrobat pasi po i duken “arna” e të dal i zhveshur.

    “Pa flamurin kombëtar ne s’jemi pastaj shqiptarë, e muslimanë mund të jesh edhe nëse je rus a kinez”, ka shkruar Berisha mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Hoxha u bë për hajmali!

    Hoxha MM e deshifroi materialin e flamurit kombëtar.

    Tha që flamuri është basmë, prandaj nuk ka vlerë.

    Të ishte flamuri i dukatit, tjetër muhabet.

    Edhe teshat që i ka veshur hoxha janë arna, beze, sipas tij ‘pa vlerë’…

    ani provo e deshi e dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave…

    se basma e mbulon ‘turpin’ dhe shëmtinë në rastin tuaj, prandaj e sheh që roli i basmës në jetën e njeriut është më i madh se sa që mendon ti.

    Pa flamurin kombëtar ne s’jemi pastaj shqiptarë, e muslimanë mund të jesh edhe nëse je rus a kinez.

    A po kupton?

    Shqiptar lind e mysliman bëhesh, sipas bindjes.

    Nganjëherë beson më pak, nganjëherë më shumë, nganjëherë e harron Zotin krejt, nganjëherë vozit mercedes të falun, ama shqiptar mbetesh në të gjitha rastet.

    Nuk varet prej teje a je a s’je shqiptar!

    Nuk mund të thuash: Po konvertohem valla në një komb tjetër, o bajat.

    Mendimi i lirë është, por ama veç mendimi i mençur mbijeton, këto përshtypjet me shqiponjën si zog që hoxha e përqesh zogun anipse është krijesë e Zotit, këto i merr era.

    Prandaj, lëreni njeriun të thotë çfarë të dojë.

    Nëse logjikon si hoxha MM, edhe Librat e Shenjtë janë ‘letra’.

    Ama janë letra të shenjta, sepse e mbulojnë dyshimin e njeriut, pasigurinë, vetminë kozmike, pyetjet pa përgjigje…

    P.S. Grahi ti mercedesit, e shuj.

    Edhe mercedesi është teneqe, ama teneqe për merak!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark