×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ‘Kjo banesë ka shërbyer si bazë e UÇK-së’, vëllai i Bahri e Fahri Fazliut tregon se çka mori EULEX-i

    Insajderi
    12 September 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, ka treguar se EULEX-i ka marrë nga banesa e tyre telefonin e tij e laptopin e punës.

    Ai ka sqaruar se i është marrë edhe telefoni i djalit edhe pse në vendim nuk ishte evidentuar që të konfiskohet.

    Falziu pohoi se sjellja e prestarëve të EULEX-it ka qenë korrekte dhe se nuk kanë kërkuar diçka konkretet veç se kanë kontrolluar.

    “Telefoni që ka fotografi familjare e shoqërore, laptopin e punës që punoj në KEDS. Më erdhe keq që edhe telefonin e djalit e morë, nuk e kishin në letër. Kjo banesë ka shërbyer si bazë e UÇK-së deri në përfundim të luftës, por edhe sot është banesë e shoqërisë e shokëve tanë. Nuk ka kryeministër që nuk ka qenë këtu. Të gjitha dokumentet që i kanë marrë, i kanë palosur prapë në vendin që kanë qenë. Aty ka pasur fotografi të dëshmorëve, por nuk iu interesonte. Asnjë pyetje s’na e kanë bërë”, është shprehur tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark