×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kjo dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasje”, reagon MPB për djegien e veturës së Guriq

    Insajderi
    28 January 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër sulmin ndaj Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq.

    MPB tha se ky sulm dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serb.

    Ky sulm ndaj Guriq dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serb që janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky akt është në vazhdën e djegieve të njëpasnjëshme të veturave të qytetarëve serb që bashkëpunojnë apo angazhohen në institucionet e Republikës sonë”, thuhet në reagim.

    Tutje MPB thekson se sulmet e tilla të Serbisë synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët tanë dhe të përcjellin edhe mesazhin e fatit të atyre që duan të angazhohen në institucionet tona.

    Ftojmë Policinë e Kosovës për angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë. Institucionet tona do të vazhdojnë të jenë të hapura për angazhim dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”, thuhet në komunikatën për media.

    Sot, Policia e Kosovës njoftoi se është djegur vetura e Gorski Guriq.

    Po ashru, policia tha se në afërsi të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegur veturën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark