×
Insajderi

Kështu do të jenë pagat e policëve të Republikës së Kosovës

Insajderi
01 February 2023 - 10:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Nga kjo listë, janë përcaktuar pagat edhe për Policinë e Kosovës.

Ppolicët që nuk kanë gradë do të paguhen: Polici i lartë me koeficientin 5.9 (619 euro), Polici me koeficientin 5 (525 euro), Polici i ri 4.5 (472 euro) dhe kadeti policor me koeficientin 2 (210 euro).

Pozitat më të larta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës koeficientin e ka 14.5 ndërsa në bazë të vlerës së saj këtë vit do të ketë pagë prej 1 mijë e 522 euro.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës ka koeficientin 12.8 ndërsa paga e tij këtë vit do të jetë 1 mijë e 344 euro.

Drejtori i departamentit në Policinë e Kosovës ka koeficient 11.2 ndërsa sipas vlerës ai do të marrë këtë vit pagë prej 1 mijë e 176 euro.

Koloneli ka koeficientin 10.2, paga e cila do të jetë 1 mijë e 71 euro, nënkoloneli ka koeficient 9.2 dhe paga do të jetë 966 euro.

Majori ka koeficientin 8.2 ndërsa paga do të jetë 861 euro, kapiteni 7.4 koeficientin ndërsa vlera 777, togeri, me koeficient 7 do të marrë 735 euro, rreshteri me koeficient 6.4 do të marrë 672 euro, polici i lartë 5.9 do të marrë pagën prej 619 euro e 50 cent, polici me koeficient 5 do të ketë pagën 525 euro.

Më poshtë mund t’i gjeni koeficientet për pjesëtarët tjerë të Policisë së Kosovës./ Gazeta Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark