×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kjo është  agjenda – ja çka do të ndodh në Kosovë për 16 vjetorin e Pavarësisë

    Insajderi
    17 February 2024 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e kryeministrit ka bërë publike agjendën shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, shkruan Insajderi

    Aktivitet do të nisin nga ora 08:00 e mëngjesit për të vazhduar deri në ora 20:15 të mbrëmjes.

    Në ora 08:00 është paraparë të mbahet mbledhja festive e qeverisë, për të pasur me ngritjen e flamurit, pastaj nderimet tek monumenti i të pagjeturve.

    Nga ora 08:45, parashihet të bëhen homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe pastaj tek varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

    Homazhe do të mbahen edhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

    Nderime pritet të bëhet tek monumenti “Heroinat”, nga ora 11:00, për të vazhduar tutje tek monumenti i Policëve të rënë në detyrë e tek pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

    Ndërkohë, Seanca Solemne në Kuvend do të mbahet nga ora 12:00.

    Koncerti për Pavarësi parashihet të mbahet nga ora 18:00 tek sheshi i kryeqyteti, ndërkohë nga ora 20:15 do të mbahet koncerti solemn i Filarmonisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark