×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kjo është arsyeja pse nuk duhet përdorur kompjuteri për të karikuar telefonin

    Insajderi
    25 June 2023 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga metodat që një pjese të madhe prej nesh u duket më e thjeshtë për të karikuar telefonin është laptopi. Por, sipas ekspertëve, kjo është gjëja më e keqe që keni bërë deri tani.

    Karikimi i telefonit me metodën tradicionale është këshilla më e mirë – sepse përdorimi i laptopit edhe si bateri telefoni mund të sjellë një kosto më të lartë, shpjegojnë ekspertët. Po pse?

    Në telefon mund të hyjnë hakera: informacioni që përmban telefoni, duke nisur që nga lista e emrave dhe të gjitha të dhënat e tjera personale, fotot apo edhe adresat e shënuara mund të shkarkohen në kompjuter nga smartphone”, – thotë Eric Tong, manaxher i përgjithshëm dhe themelues i Tech Armor. “Mjafton kaq që një hacker të “të shkatërrojë” telefonin.”

    “Duke karikuar iPhone në kompjuter, po kështu mund të dëmtosh edhe baterinë e kompjuterit (nëse laptopi nuk është vënë në prizë), sepse telefoni merr fuqi nga bateria e laptopit.

    Ka edhe diҫka tjetër për të shtuar: sigurohu që karikuesi i telefonit të ketë simbolin e certifikimit MFI (për iPhone), shkruan classlifestyle. Nëse nuk është i certifikuar nga MFI, atëherë telefoni nuk do të jetojë shumë gjatë në gjendje normale pune

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    07 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark