×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kjo është autonomi për serbët, më shumë se Asociacioni”, Muharremi shpjegon nenin 7 të propozimit të BE-së

    Insajderi
    28 February 2023 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është publikuar nga Bashkimi Evropian i plotë Propozimi Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për të cilën u diskutua dje në Bruksel.

    Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Robert Muharremi, ka shpejguar se çfarë thotë neni 7.

    Sipas tij ky nen i jep, më shumë autonomi se sa Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Teksa ka treguar se pika 7 jep të drejta vetëm serbëve dhe jo edhe komuniteteve tjera.

    Ai e përmbyll reagimin e tij duke shpresuar se Qeveria e di se çfarë është duke bërë.

    Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

    Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Përparimi drejt zbatimit të propozimit, sipas bllokut evropian, do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese, përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark