×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është gjendja e dy policëve të plagosur në Skenderaj, Sindikata jep detaje

    Insajderi
    04 July 2022 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se gjendja e dy policëve të plagosur, Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci në Skenderaj është stabile.

    Përmes një komunikate për media, sindikata ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë duke thënë që çdo sulm ndaj policisë konsiderohet si sulm ndaj shtetit, shkruan Insajderi.

    Njoftimi i plotë:

    Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.

    Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.

    Ndërkohë, sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre Lushtakëve, ku është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit.

    Sipas prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.

    Por si erdhi deri tek sulmi nga Lushtakët ndaj dy policëve?

    Në mbrëmjen e 2 korrikut, rreth orës 23:55, dy policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci kanë mbetur të plagosur gjatë orarit të tyre të punës. Sulmi ndaj zyrtarëve policor dyshohet se ndodhi për shkak se Arbër Lushtakut, djalit të Nuredinit iu shqiptuar gjobë trafiku.

    Për rastin në natën kritike kishin dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, derisa kishin konfirmuar se njëri polic ishte plagosur me armë zjarri në këmbë e tjetrit ishte lënduar me mjet të fortë.

    Ndërkohë, ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, Nuredin Lushtaku, ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor lidhur me dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë mirëpo nuk ka dhënë detaje, të cilat thotë se do t’i japë pas përfundimit të hetimeve.

    Për rastin ka reaguar edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

    Ai të dielën e ka dënuar plagosjen e dy policëve në Skenderaj, ku i dyshuar është Nuredin Lushtaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “policët duhet të jenë të paprekshëm dhe të papenguar”.

    “Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e republikës”, ka shkruar ai.

    /GazetaInsajderi

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark