×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plagosja e dy zyrtarëve policor nga Lushtakët – policia jep detajet e fundit

    Insajderi
    04 July 2022 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy zyrtarë policorë janë plagosur gjatë orarit të punë në Skenderaj, për shkak se shqiptuan një gjobë trafiku, shkruan Insajderi.

    Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, ku dyshohet se djali e vëllai i ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, Arbër e Arif Lushtaku sulmuan zyrtarët policorë.

    Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa zyrtari tjetër nga një mjet i fortë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

    Bazuar në raportin 24 orësh të policisë për rastin janë arrestuar dy persona e dy të tjerë janë liruar.

    SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

    Skenderaj 02.07.2022 – 23:55. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë sulmuar dy zyrtarë policorë. Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa zyrtari tjetër nga një mjet i fortë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes si dhe gjatë bastisjes nga njësitet policore janë konfiskuar dëshmi/provave materiale. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

    Ekskluzive | Djali e vëllai i Nuredin Lushtakut dorëzohen në Polici, Insajderi sjell detajet

    Duhet theksuar se Arbër e Arif janë dorëzuar vetëm mbrëmë, të njëjtit ndodheshin në arrati.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark