×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është lista me 34 pasuritë e sekuestruara të Ervis Martinajt

    Insajderi
    15 February 2023 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është publikuar lista me 34 pasuritë që i janë sekuestruar të shumëkërkuarit Ervis Martianj dhe të familjarëve të tij.

    1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
    2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
    3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
    4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
    5. Subjekti “Ervis Martinaj”
    6. Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
    7. Subjekti “Drenica Martinaj”
    8. Subjekti “V.K”
    9. Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
    10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
    11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
    12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
    13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
    14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
    15. Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
    16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
    17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
    18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
    19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
    20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok
    21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
    22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
    23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
    24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
    25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
    26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
    27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
    28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
    29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
    30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
    31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
    32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
    33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
    34. Llogari kursimi për fëmijë

    Dyshohet se këto pasuri janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i Martinajt. Kujtojmë se Martinaj është i zhdukur prej verës së vitit 2022 dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark