×
Show

Kjo është një nga këngët dhe videot më të mira të Yll Limanit

Insajderi
15 November 2017 - 21:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I njohur si një nga këngëtarët e rinj që nuk e merr me vrull lansimin e këngëve të tija, duke pasur parasysh një përzgjedhje të rafinuar të muzikës dhe tekstit, Yll Limani, ka sjellë një këngë të re, e cila duket se ka qenë një hulumtim i gjatë në muzikë, tekst, bashkëpunim dhe video.

“Dritat” titullohet kënga e re e Yll Limanit që e ka sjellë në bashkëpunim me njërin nga reperët më të njohur të muzikës 2po2.

Kënga flet për një dashuri e cila ndizet dhe shuhet vetëm në një moment, kur ndalen dritat.

Përpos muzikës së rafinuar dhe tekstit që duket se është shkruar me shumë kujdes, “Dritat” është edhe një videorealizim i mrekullueshëm, që shpërfaqë një histori në vete.

Kësisoj, “Dritat” del të jetë një nga këngët dhe videot më të realizuara nga Yll Limani./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark