×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kjo është paga e Vedat Muriqit në Mallorca

    Insajderi
    25 July 2022 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe zyrtarisht, Vedat Muriqi i bashkuar Mallorcas në një transferim permanent.

    Sulmuesi i Kosovës pas largimit nga Lazio, është transferuar për dhjetë milionë euro te klubi spanjoll.

    Kontrata e yllit prizrenas me Mallorcën është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

    “UltimaHora” tashmë ka zbuluar se Muriqi do ta ketë një pagë vjetore prej 4.3 milionë eurosh në vit te Mallorca.

    Ish-futbollisti i Fenerbahçes e pati një gjysmë edicioni mjaft pozitiv në La Liga së fundmi si i huazuar, ku i realizoi pesë gola dhe i bëri tre asistime në 16 ndeshje.

    Tash, “Pirati” synon ta vazhdojë këtë formë solide dhe të kontribuojë në sukseset e Mallorcas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark