×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kjo ministri e këto dy komuna u gjobitën këtë vit nga Agjencia për Informim

    Insajderi
    24 December 2023 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komuna e Shtërpcës dhe ajo e Fushë-Kosovës, janë institucionet e gjobitura nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) për moslejim të qasjes në dokumentet publike.

    Komuna e Fushë-Kosovës është gjobitur nëntë herë nga ky institucion, e cila nuk ka arritur as pas shqiptimit të gjobave të ofrojë qasje në dokumentet publike.

    Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka thënë për Ekonomia Online, se gjoba më e vogël është 1 mijë euro deri te më e larta 4 mijë euro.

    “Gjobat e shqiptuara te qasja në dokumente publike është një për Ministrinë e Infrastrukturës, një për Komunën e Shtërpcës dhe të gjitha gjobat tjera janë për Komunën e Fushë-Kosovës, që fatkeqësisht kemi hasur në një rezistencë të vazhdueshme që të mos jepet qasja dhe normalisht edhe përkundër të gjitha diskutimeve që i kemi pasur edhe konsultimeve në kuptimin zyrtar përmes shkresave por edhe takimeve, nuk kemi arritur që t’i realizojmë të drejtat e qytetarëve për të pasur qasje, përçka edhe ka rezultuar që sot Komuna e Fushë-Kosovës brenda vitit 2023 t’i ketë nëntë gjoba”, ka thënë Sogojeva-Dermaku.

    “Meqë shkeljet kanë qenë të natyrës së njëjtë edhe thjesht komunikimi ndër zyrtar ka qenë i njëjtë, gjoba më e ulët është 1 mijë euro, tjerat janë katër mijë për secilën. Për secilën është nga katër mijë euro, që nëse mblidhen në total del një shumë jo e vogël”, ka thënë tutje ajo.

    E sa i përket ankesave ndaj institucioneve, numri total i tyre shkon në 676. Disa janë për mohim të qasjes në dokumente publike e disa për mbrojtjen e të dhënave personale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark