Kjo pajisje i ndan muskujt kardiakë në barkushen e majtë, pjesa kryesore e zemrës që pompon, të cilat kanë mbetur të dobët pas një sulmi në zemër.
Kjo gjë bën të mundur që pjesa tjetër të pompojë gjak me më shumë fuqi. Si rezultat i kësaj, më shumë gak me oksigjen vihet në qarkullim duke u mundësuar organeve dhe muskujve furnizim të shëndetshëm.
Një anglez 63-vjeçar i cili pati arrest kardiak është bërë dhe personi i parë në Angli që e mban këtë pajisje, i quajtur Revivent.
Gjatë pushimit të zemrës, dëmtohen muskujt e saj, çka do të thotë se nuk janë në gjendje të kontraktohen mirë sa të çojnë oksigjen tek muskujt.
Mund të shkaktohet për shkak tëpresionit të lartë të gjakut ose arterieve të bllokuara, por një e treta e të gjithë rasteve ndodh pas një ataku në zemër.
Për shkak të këtyre faktorëve, zemra duhet të punojë më shumë që të çojë gjak mjaftueshëm në të gjithë pjesët e trupit. Pas një periudhe kohe, muskuli zmadhohet, por bëhet i flashkët dhe i dobët.
Ndaj ataku në zemër ekspozohet me simptoma që variojnë nga frymëmarrje jo e plotë, lodhje, rrahje zemre jo normale, duar dhe këmbë të djersitura, pasi kushtet në të cilat ndodhet zemra interferon në aftësitë që ka trupi për të nxjerrë lëngje.
Mënyra e vetme për të reduktuar pjesët e dëmtuara është ndërhyrja në zemër, por shumica e pacientëve janë shumë të sëmurë për ta përballuar.
Kjo pajisje është dizenjuar për të bllokuar zonën e dëmtuar të zemrës pa rrezikun e një ndërhyrjeje të gjatë.
Procedura e re i lejon doktorët të bllokojnë zonën e dëmtuar dhe të rrisin qarkullimin e gjakut të pacientëve.
Dr Klaus Witte, kardiologjist në “Leeds Teaching Hospitals NHS Trust”, Londër, thotë se kjo pajisje mund të ndihmojë shumë njerëz që kanë kaluar arrest kardiak. Gjithsesi është ende herët dhe përfitimet e kësaj kapëseje të vogël jnë ende në studim.