×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Klinc”, “Filimen për rrogë”, analist Gashi lanson disa cilësime për Manxhukën e VV’së

    Insajderi
    12 May 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëvendosje ditën e sotme njoftoi se Kosova është bërë pjesë e një programi të rëndësishëm të BE-së, duke pretenduar që do t’i sjellë vendit miliarda euro.

    Në njoftim thuhet se ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me drejtoren e përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROË), Kerstin Jorna, ka nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në programin e BE-së “Tregu i Përbashkët”.

    Këtë postim e kishte publikuar edhe zëdhënësi i Kurtit, Arlind Manxhuka, teksa analisti politik Astrit Gashi e ka emëruar atë me disa cilësime.

    “Arlind Manxhuka eshte “klinci” i fundit laborant, e pa doreza te bardha ! Me rroge eshte, e kuptoj! Praktikanti i ashiqarshem, e di nga brenda, qe dallon me ata perpara Molliqaj&Co kane dite qysh me bo ma rende dhe ma ndershem”, ka shkruar Gashi në facebook.

    Mes tjerash, analisti Gashi ka shkruar se Manxhuka nuk guxon ta përmend emrin e tij, por e përmend mediumin e Gashit, “Gazetën Blic”. Krejt kjo pasi sipas tij, Manxhukës “ia ngrehin veshtë në parti”.

    “Nuk harroj, nuk fali. I perbuzi filimenat per rroge! Respekt militantave❤️ Ai nuk guxon me ma permend emrin mu, e permend Blicin per me ma sha permes “fake’ve fake”, kur ju deshmoj se ne KEK kane keqmenaxhu, sepse ja ngrehin vesht ne parti. Liri per Manxhuken! Sting shkon per ta: Set them free!”, ka shkruar për fund Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark