×
  • Lajme
  • Insajderi

    Klitschko s’e njeh Kosovën, lëre më të reagojë për luftën e saj

    Insajderi
    27 May 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin i ka reaguar ashpër kryetarit të Kievit, Vitali Klitschko, i cili, siç raportoi gazeta shqiptare në Zvicër, Le Canton 27.ch, tha se do të çlirohen nga Rusia siç u çlirua Kosova nga Serbia.

    Vulin pretendoi se Klitschko s’e njeh historinë.

    Por, duket se reagimi i Vulinit shkoi huq, pasi deklarta e Klitschkos doli të jetë e pavërtetë. Madje për këtë çështje reagoi vet kryetari i Kievit, i cili Kosovës iu referuar si “Shqipëri”.

    “Miq! Disa media të huaja online, përfshirë ato ruse, vazhduan të përhapin “citimin” tim të supozuar për Serbinë dhe Shqipërinë. Unë nuk komentova. Dhe përpara se të ribotojnë këtë informacion të supozuar dhe të citojnë diçka, gazetarët duhet të kërkojnë konfirmimin audio ose video të një ekskluziviteti të tillë”, shkroi Klitschko, në Instagram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark