×
  • Sport
  • Sport

    Klopp: “Wenger humbi 6-0 në ndeshjen e tij të 1000-të, kështu që jam i kënaqur me 0-0!”

    Insajderi
    22 January 2023 - 00:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jurgen Klopp ka kujtuar Arsene Wengerin pas barazimit të ‘Reds’ në Stamford Bridge. Në një javë gjermani ka goditur majtas e djathtas. Fillimisht ai shkoi te Chelsea, rivali i tij në ndeshjen e sotme teksa u shpreh: “Ne nuk mund t’i bëjmë gjërat ashtu siç bën Chelsea.” Trajneri i Liverpool-it me tone sarkastike i referohej shumës së parave që ‘Blutë’ kanë shpenzuar në merkaton e dimrit.

    Sot, në ndeshjen e tij të 1000-të si trajner në futbollin profesionist dhe pas barazimit ndaj Chelseas, gjermani ka kujtuar një koleg që prej vitesh është larguar nga fusha, Arsene Wenger. Gjermani donte të kujtonte sesi francezi ia doli në ndeshjen e tij të 1000-të si trajner: 

    “Wenger humbi 6-0 në atë ndeshje, kështu që unë jam i kënaqur me 0-0”. Shpërndarja e pikëve që nga ana tjetër nuk e ndihmon Liverpool në arritjen e objektivit të tij për në Champions League.

    Ndeshja të cilës i referohet Jurgen Klopp daton në vitin 2014, kur një Chelsea e udhëhequr nga José Mourinho mposhtu një Arsenal 6-0 në krizë. Në atë ndeshje, arkitektë të fitores ishin: Eto’o, Schurrle, Hazard, Oscar dy herë dhe… Mo Salah, lojtari aktual i Liverpoolit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark