Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë sot Fitër Bajramin.
Me rastin e kësaj feste, klubet e Superligës së Kosovës në futboll kanë uruar Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë, raporton Demokracia.com.
Klubet si Ballkani, Gjilani, Drita, Llapi, Prishtina e Malisheva nëpërmjet faqes zyrtare kanë shfrytëzuar rastin të urojnë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
Ndër tjerash në urim, klubet elitare të futbollit të Kosovës bëjnë thirrje për paqe.