×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Ultimatumi i Mogherinit për taksën ndaj Serbisë është i pamoralshëm

    Insajderi
    22 November 2018 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke komentuar taksën prej 100% ndaj prodhimeve që vin nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, thotë se masë ishte e nevojshme për mbrojtjen e  prodhuesve  vendorë.

    Ndërsa, ultimatumin e Frederika Mogherinit, KMDLNJ e ka konsideruar si të pamoralshëm.

    “Ultimatumi jo normal i Frederika Mogherinit, si promotore e ndërhyrjes së Serbisë në punët ekskluzivisht të brendshme të Kosovës është veprim i pamoralshëm, nga pozita e të fortit dhe në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, si vlera themelore të demokracisë e të cilat në përfundim të mandatit të saj i shkel brutalisht”.

    Sipas KMDLNJ-së Kosova nuk duhet t’i nënshtrohen këtij Ultimatumi të pamoralshëm por duhet të shkojnë përtej këtyre masave ndaj Serbisë duke e zbatuar reciprocitetin 100%.

    KMDLNJ po ashtu ka kërkuar edhe pezullimin e bisedimeve.

    “Institucionet e Kosovës duhet t’i pezullojnë bisedimet në afat të pacaktuar derisa Kosova të trajtohet nga BE në bazë të atyre standardeve me të cilat po trajtohet Serbia dhe vendet e rajonit. Kosova , nga BE dhe disa burokratë të saj nuk po trajtohet si duhet por po keqtrajtohet në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut”, thuhet në njoftimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark