×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Brazilit tërhiqet nga COPA AMERICA?

    Insajderi
    04 June 2021 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brazili mund të tërhiqet nga Copa America, ose të paktën yjet e kombëtares nuk do të pranojnë të luajnë.

    Futbollistët kanë debatuar mes tyre në lidhje me këtë gjë, pasi Copa America 2021 u vendos të luhej në Brazil, ndërkohë që rastet me COVID-19 po shtohen.

    Copa Amerika ishte programuar të zhvillohej në Argjentinë dhe Kolumbi, por për shkak të protestave dhe situatës me COVID-19 u vendos që të zhvillohej sërish në Brazil, në shtëpinë e kampionëve në fuqi.

    Tite, trajneri i Brazilit, ka deklaruar: “Futbollistët kanë një mendim dhe ia kanë komunikuar edhe presidentit të Federatës, Rogerio Caboclo. Ata do të flasin në kohën e duhur, ndaj edhe sot nuk është me mua kapiteni Casemiro”.  

    Brazili ka dy ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Katar 2022, kundër Ekuadorit dhe Paraguajit. Lojtarët duan të kalojnë me sukses këto dy duele dhe më pas do të flasin në lidhje me zhvillimin e Copa America.

    “U kemi kërkuar lojtarë të përqendrohen te ndeshja me Ekuadorin. Kemi një përparësi tani dhe duhet të fitojmë këto dy ndeshje. Nuk po shmang përgjigjet, thjesht po them faktet. Copa America është e rëndësishme, por fillimisht kemi ndeshjen e radhës më të rëndësishme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark