×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Komedia “E vërteta” me regji të Agon Myftarit shfaqet sonte para publikut ferizajas

    Insajderi
    29 May 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte (29.05.2023), ora 20:00, në Teatrin “Adriana” të Ferizajit do të jepet komedia “E vërteta” me tekst të krijuesit të njohur francez, Florian Zeller, dhe regji të Agon Myftarit.

    Kjo shfaqje është prodhim i teatrit publik të qytetit të Gjilan dhe në Ferizaj jepet në cilësinë e shfaqjes mysafire.

    Regjisori Agon Myftari është një nga emrat më të njohur dhe më të respektuar të artit teatror në Kosovë. Sipas profesionistëve të teatrit, ai shquhet në zgjedhjen e temave, teksteve dramaturgjike, dhe kreacioneve regjisoriale.

    Në shfaqje luajnë: Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Avni Shkodra dhe Safete Mustafa Baftiu.

    Shënim për shfaqjen:

    “E vërteta përballë apo ballafaqon dy çifte, të cilët gjatë jetës së tyre kanë humbur kuptimin e së vërtetës.

    Sa larg do të shkojnë ata për ta fshehur atë, kush tradhëton kë, pse tradhëtohet, kush është më i mirë në tenis, cila është e vërteta, a humbet ajo mes rreshtave apo thuhet, sa të dhemb dhe sa mund ta duroni të vërtetën. “

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark