Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit për javën e 31-të.
Në pasditën e sotme do të luhen dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kryendeshja e sotme do të zhvillohet në Suharekë.
Lideri i tabelës, Ballkani do të përballet me Dritën e Gjilanit. Nga ana tjetër, Malisheva do ta presë Llapin në “Liman Gegaj”.
Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për ndeshjen Ballkani – Drita, por jo edhe për sfidën Malisheva – Llapi.
Ballkani konsiderohet favorit me 1.61, barazimi vlen 3.20, kurse fitorja e mysafirëve me 5.50.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00./FrontOnline/