×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kompania hekurudhore zvicerane thyen rekordin për trenin më të gjatë – pamje

    Insajderi
    30 October 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania hekurudhore zvicerane Rhaetian Railëay fitoi rekordin për trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë të shtunën me një udhëtim në njërën nga shinat më spektakolare nëpër Alpe.

    Kompania Rhaetian Railway drejtonte trenin 1.9 kilometra të gjatë të përbërë nga 100 karroca përgjatë rrugës Albula-Bernina nga Preda në Bergun, transmeton Insajderi.

    Rruga u përcaktua një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s në vitin 2008 dhe të çon nëpër 22 tunele, disa prej të cilave spirale nëpër male, dhe nëpër 48 ura, duke përfshirë Viaduktin.

    “Kjo përpjekje për rekord botëror është një arsye e mrekullueshme dhe një instrument i mrekullueshëm që ne t’i tregojmë botës këtë hekurudhë të bukur”- shpjegoi drejtori i Rhaetian Railëay, Dr Renato Fasciati.

    Ndryshe, i gjithë udhëtimi zgjati më shumë se një orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark