×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Pejës reagon për rrahjen e të moshuarës nga punëtoret

    Insajderi
    02 November 2022 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë ku është përdorur dhunë fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Në lidhje me rastin ka reaguar kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

    Ai tha se nuk është në përgjegjësi të Komunës ky institucion.

    “Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime geriatrike”, ka shkruar ai.

    Muhaxheri tha se janë ftuar Inspektoriati i Shëndetësisë që ky rast të trajtohet me seriozitet.

    Një video shokuese është publikuar sot në rrjetet sociale. Një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere.

    Janë arrestuar dy të dyshuara për sulmmin ndaj gruas së moshuar, në shtëpinë e pleqve në Pejë.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Veton Elshani nga Policia në Pejë.

    Aktorja Kaltrinë Zeneli kishte publikuar në Facebook një video ku shihet një infermiere duke e goditur me shuplaka fytyrës një plak të moshuar.

    Teksa ajo e godet, koleget e saja dëgjohen duke qeshur me këtë akt mizor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark