![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Pas seancës solemne të Komunës së Prishtinës, e cila u mbajt në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, kryetari Përparim Rama së bashku me një grup fëmijësh lëshuan në qiell pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe.
I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szuynog, që ishte mysafir i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.